Lajme

LDK-ja nuk merr vendim për tërheqje nga kompensimet për udhëtime – Gashi për AP: Është çështje individuale e secilit deputet


Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

Lëvizja Vetëvendosje, është tërhequr nga kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit në mënyrë vullnetare, por jo në këtë mënyrë do të veprojë edhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Shefi  i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi i pyetur nga Albanian Post se a do të tërhiqen nga kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit ka deklaruar se është punë për të cilën vendosë secili deputet vetë.

“Është punë individuale, secili deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës do të vendosë për vete”, deklaroi shkurt Gashi.

Janë publikuar shpenzimet e deputetëve të Kuvendit të Kosovës për dy muajt e fundit e vitit 2021 për udhëtimet që ata thonë se i bëjnë nga Gjakova, Prizreni, Vushtrria apo Lipjani.

Shpenzimet e deputetëve.

Listës së publikuar të shpenzimeve i prinë deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj dhe ajo nga radhët komunitetit boshnjak Duda Balje.

Të dytë kanë shpenzuar nga 870 euro për derivate për muajt nëntor-dhjetor të vitit të kaluar.

Ndërkaq deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Yllza Hoti, 810 e pasuar nga Albana Bytyqi e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës me 780 euro të shpenzuara.

Nga shpenzimet e publikuara shihet se më së shumti kanë harxhuar deputetët që vijnë nga Gjakova e Prizreni.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë të ditur se deputetët e kësaj partie do të tërhiqen nga kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit në mënyrë vullnetare.

Një vendim i tillë vjen një ditë pas publikimit të listës me emrat e deputetëve, që kanë shpenzuar një shifër të konsiderueshëm parash të shtetit për karburante, e që ngjalli reagime të shumta.

Kusari-Lila ka potencuar se si parti mazhoritare do të kërkojnë nga  Kryesia e Kuvendit, rishikimin e vendimit në fjalë, kështu duke bërë thirrje që edhe deputetët tjerë të aplikojnë të njëjtin standar

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore