Përballje

Lazio rrëmben vendin e dytë në Serie A


Pasi fitoi derbin e kryeqytetit kundër Romës, Lazio tani ka vazhduar edhe me suksesin e radhës, i cili bëri që të ngjitet në vendin e dytë në tabelën e Serie A.

Ekipi i Mauricio Sarri-t mposhti Monza-n me rezultat 1:0, në ndeshjen e vlefshme të javës së 14-të në elitën e futbollit italian.

Pjesa e parë e këtij takimi nuk dhuroi gola, e cila në përgjithësi u dominua nga mysafirët e Monza-s.

Megjithatë, fraksioni i dytë nisi më mirë për Lazio-n. Vendasit gjetën golin e epërsisë me anë të argjentinasit, Luka Romero, i cili e shënoi golin e epërsisë në minutën e 69-të, pas një asistimi të marrë nga Pedro.

Deri në fund, Monza u mundua ta barazojë rezultatin, por Lazio ishte e fortë në mbrojtje, kështu duke marrë tre pikë shumë të rëndësishme.

Me këtë sukses, ekipi nga Roma tani mban pozitën e dytë në tabelë me 30 pikë, aq sa ka edhe Milan-i i vendit të tretë, derisa Napoli vazhdon të udhëheq me tetë pikë më shumë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore