Lajme

Lavrov pret nesër në Moskë homologen boliviane Celinda Sosa Lunda


Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov do të zhvillojë një takim në Moskë me homologen e tij boliviane, Celinda Sosa Lunda.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, gjatë një konference për shtyp.

“Ministrat do të diskutojnë statusin dhe perspektivat për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe, dialogun politik, mënyrat për zgjerimin e bashkëpunimit në sektorë të ndryshëm, përmirësimin e kornizës ligjore”, ka bërë me dije Zakharova.

“Është planifikuar t’i kushtohet vëmendje e veçantë mundësive të rritjes së mëtejshme të bashkëpunimit dypalësh në arenën ndërkombëtare”, ka shtuar zëdhënësja.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore