Lajme

Lavrov: Bisedimet në Bjellorusi janë më të rëndësishme


“Civilët përdoren si mburoja. Në të njëjtën kohë kujtuam propozimin e palës së Federatës Ruse për hapjen e korridorit humanitar”.

Kështu u shpreh ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov pas takimit negociues me homologun ukrainas, Dmytro Kuleba.

Lavrov tha se në Bjellorusi zhvillohen konsultime serioze politike nga Rusia dhe Ukraina.

Takimi i 10 marsit, sipas tij, me shefin e diplomacisë ukrainase konfirmoi se bisedimet në Bjellorusi janë të rëndësishme.

Ai në thelb deklaroi se takimi trepalësh me Ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlut Çavusoglu dhe të Ukrainës diskutuan për çështjet humanitare.

Ndërkaq Lavrov ka theksuar se Rusia nuk planifikon të sulmojë asnjë vend, “ne nuk e kemi sulmuar Ukrainën”.

“Operacioni ushtarak në Ukrainë po shkon sipas planit”, vijonte Lavrov duke e mohuar agresion rus në Ukrainë.

“Ka pasur një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e Rusisë. Ne kemi paralajmëruar për shumë vite, kemi bërë oferta dhe askush nuk na ka dëgjuar”, theksoi Lavrov në fjalën e tij.

Kjo është dita e 15-të e luftimeve mes Rusisë dhe Ukrainës. Kjo e fundit ka bërë një rezistencë të lartë kundër trupave dhe bombardimeve ruse.

Sipas OKB-së mbi 2.3 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina dhe numri i ushtarëve rusë të vrarë nuk dihet ende – mendohet mbi 11 mijë.

Ndërsa 1 mijë e 300 civilë janë vrarë vetëm në Mariupol nga bombardimet ruse -mes tyre edhe fëmijë.

Për të ndjekur zhvillimet e fundit të luftimeve Ukrainë-Rusi kliko KËTU

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore