Lajme

Laschet i CDU -së rinis fushatën pas rënies në sondazhe


Armin Laschet, udhëheqës i konservatorëve të Gjermanisë, kërkoi të zhvillojë fushatën e tij, për të pasuar Angela Merkelin si kancelarë.

Ai ka emëruar tetë ekspertë për ta këshilluar në çështjet që variojnë nga ndryshimet klimatike e deri te siguria.

Laschet tha se, katër gra dhe katër burra përfaqësonin diversitetin e Gjermanisë dhe unionit të tij konservator.

Për më shumë se tre javë, deri në zgjedhjet federale të Gjermanisë, aleanca e Unionit të Demo- Kristianëve (CDU/CSU ) ka mbetur mbrapa nga socialdemokratët (SPD) e qendrës së majtë, në sondazhet kombëtare.

Ministri i Financave, Olaf Scholz, gëzon vlerësime shumë më të larta krahasuar Laschet.

Sondazhet e parakohshme pas një debati televiziv midis Scholz, Laschet dhe kandidatit të të Gjelbërve për kancelarë, Annalena Baerbock, të dielën e kaluar sugjeruan se Scholz fiton konkursin.

Në prezantimin e ekspertëve të tij, Laschet sfidoi SPD -në të paraqiste ekipin e saj. “Unë mezi pres të shoh në ditët në vijim se çfarë personalitetesh të tjera ka për të ofruar SPD-ja” tha ai.

Politikanët e CDU-së akuzojnë Social Demokratët se janë vendosur me dashje në drejtimin e partisë së tyre, Saskia Esken dhe Norbert Walter-Borjans, të cilët mundën Scholz në garën për udhëheqjen e SPD-së në vitin 2019. Gjithashtu konsiderohen shumë më të majtë se ministri i financave.

Ndërsa rritet presioni mbi Laschet për të ndaluar rënien e CDU-së, ai ka paralajmëruar për rreziqet e një qeverie të majtë që bashkon Social Demokratët, të Gjelbrit dhe Die Linke, një parti e së majtës, e cila i ka rrënjët në partinë komuniste të Gjermanisë Lindore.

Ai tha të Premten se do të luftonte për të siguruar “që 26 shtatori të mos çojë në një aleancë të majtë në Gjermani”.

Angela Merkel bëri një ndërhyrje të rrallë në fushatë këtë javë, duke sulmuar Scholz i cili kundërshtoi përjashtimin e një koalicion me Die Linke.

Marrë nga Financial Times, përshtatur për Albanian Post.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore