Lajme

Lapid: S’ka arsye për të vazhduar operacionin ushtarak në Gaza


Kryeministri izraelit Yair Lapid deklaroi në një takim me autoritetet rajonale në qytetin kufitar të Gaza-s – Sderot – se nuk kishte “asnjë arsye për të vazhduar me operacionin”.

Në takim morën pjesë ministri i mbrojtjes Benny Gantz, shefi i shtabit Aviv Kochavi, shefi i komandës jugore gjeneralmajor Eliezer Toledano, sekretari ushtarak i kryeministrit, gjenerali Avi Gil dhe të tjerë.

Lajmi u bë i ditur nga botimi vendas “Haaretz”.

Kryeqeveritari deklaroi më herët se operacioni në Gaza do të “vazhdojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme”.

Kjo, pas vrasjes së komandantit të Xhihadit Islamik në Gaza, Khaled Mansour.

Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza përditësoi se 31 palestinezë u vranë gjatë operacionit të Izraelit, duke përfshirë gjashtë fëmijë dhe katër gra.

Gjithashtu u raportuan 253 të lënduar.

Një ditë më parë, të paktën pesë palestinezë u vranë, duke përfshirë katër fëmijë, dhe disa të tjerë u plagosën nga një sulm pranë një xhamie në kampin e refugjatëve Jabalya në Gazën veriore, ndërsa konflikti midis Izraelit dhe Xhihadit Islamik vazhdoi për të dytën ditë radhazi.

Të vdekurit ishin të moshës 5, 9, 10, 11 dhe 19 vjeç.

Vendoset armëpushimi mes Izraelit dhe Xhihadit Islamik

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore