Stil

Lana Del Rey si imazh i “SKIMS” të Kim Kardashian, thotë se ka qenë “gjithmonë fanse e kësaj marke”


Në një moment të përsosur, të çuditshëm dhe me gjasë të strategjisë nga Kris Jenner, këngëtarja, Lana Del Rey u bë fytyrë e në një fushate krejt të re për Ditën e Shën Valentinit për markën e veshjeve “Skims”  të Kim Kardashian.

Imazhet e fushatës, të shkrepura nga fotografja britanike Nadia Lee Cohen, paraqesin Del Rey të stiluar me gjërat thelbësore të përditshme të “Skims”, duke përfshirë kostumin më të shitur të trupit “Fits Everybody”, setin “Sleep” me stampa zemre, fustanin tërësisht të ri “Woven Shine” dhe më shumë, shkruan Variety, transmeton AlbanianPost.

Këtë vit, dyqani i markës për Ditën e Shën Valentinit është zgjeruar në mbi 29 koleksione të kufizuara të veshjeve intime, komplete gjumi dhe rrobash.

Ai do të bëhet i disponueshëm për blerje në faqen e internetit “Skims” dhe shitës të tjerë të përzgjedhur, duke filluar nga 23 janari.

Lana Del Rey në fushatën e “SKIMS”.

“Unë kam qenë një fanse e madhe e ‘Skims që nga fillimi’, kështu që të paraqitesh në fushatën e tyre të Shën Valentinit është kaq emocionuese”, tha Del Rey në një deklaratë.

“Shpresoj që t’ju pëlqejë po aq sa mua”, ka shtuar ajo.

Del Rey, albumi më i fundit i të cilës është “Did You Know That There’s a Tunnel Under the Ocean Blvd” mori pesë nominime për “Grammy”, i bashkohet një liste në rritje të personazheve të famshëm të listës A për të luajtur në reklamat e zhurmshme të fushatës së markës, një aspekt i përpjekjeve të kompanisë për të për t’u lidhur me momente të rëndësishme të kulturës pop.

Lana Del Rey në fushatën e “SKIMS”.

Në tetor, ylli i “Sex and the City” Kim Catrall kryesoi fushatën “Best of Skims” dhe yje të tillë si Ice Spice, PinkPantheress dhe Sza gjithashtu kanë bashkëpunuar me markën.

Simona Tabasco dhe Beatrice Granno e “The White Lotus” luajtën në fushatën e Ditës së Shën Valentinit të vitit 2023.

Përndryshe, Lana Del Rey është një këngëtare, tekstshkruese dhe aktoreshë amerikane, emri i vërtetë i saj është Elizabeth Woolridge Grant, dhe e filloi karrierën muzikore në vitin 2005, por mori vëmendjen e madhe në vitin 2011 me albumin e saj të dytë, “Born to Die”.

Muzika e saj është shpesh e përshkruar si indie pop, pop alternative dhe dreampop. Ajo ka një stil unik të paraqitjes së saj, ndikuar nga estetika vintage dhe tema të melankolisë.

Disa nga këngët më të njohura të saj përfshijnë “Summertime Sadness”, “Young and Beautiful” dhe “Video Games”. Del Rey ka fituar një numër të madh çmimesh muzikore dhe ka një bazë të madhe fanash në të gjithë botën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore