Stil

Lana Del Rey merr kritika për dukjen e saj, shkas “kilogramët e tepruar”


Këngëtarja amerikane, Lana Del Rey është ‘kryqëzuar’ edhe një herë tjetër në botën virtuale, ndërsa shkas për këtë, vijon të mbetet shtimi i peshës trupore.

Në mediat sociale u publikuan disa fotografi të shkrepura nga paparacit, ku shihej Lana teksa po shijonte kohën e nxehtë në një plazh të Rio De Janieros, dhe jo vetëm.

Ajo që ndjekësve posaçërisht në Twitter iu bërë përshtypje, ishin “kilogramët e tepërt” të artistes së hitit “Blue Jeans”.

“Pse e lejon veten të dukesh kështu?”, shkroi një ndjekës, teksa një tjetër u shpreh dukë thënë – “Turp. Ke qenë ndër këngëtarët më të bukura, shihe veten tani”.

Gjithsesi, kishte edhe shumë fansa të artistes që i dolën në krah, duke theksuar mbështetjen e tyre ndaj saj si dhe duke bërë thirrje për të mos shpërndarë bullizëm virtual.

“Lëreni të qetë, e rëndësishme është që muzika e Lana Del Rey vazhdon të mbetet ‘zjarr’. Pse duhet të merreni me kilogramët e saj?”, shkroi një ndjekës tjetër në Twitter.

Lana së fundmi u ngjit në skenë duke performuar në Festivalin MITA në Rio të Brazilit, ku interpretoi premierë katër këngë nga albumi i ri, “Did You Know That There’s a Tunnel Under Ocean Blvd?”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore