Kosova

Lajçak: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi faktori kryesor për integrime Evropiane


Miroslav Lajçak, gjatë fjalimit në Forumin e Prespës për Dialog

Emisari i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak gjatë fjalimit të tij në sesionin e Ministrave për Punë të jashtme i cili është në kuadër të Forumit të Prespës për Dialog ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve Kosovë – Serbi është faktori kryesor për integrimin Evropian.

Ai gjatë fjalimit ka treguar se BE-ja kontribuon vazhdimisht për integrimin Evropian të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

“BE-ja u ka bërë të qartë të dy liderëve të Kosovës dhe Serbisë se normalizimi i marrëdhënieve është kryesore në rrugën e tyre evropiane”, ka thënë Lajçak

Në të njëjtën panel pjesëmarrës ishte e Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.

Ajo gjatë fjalimit të saj, ka potencuar se integrimi i Ballkanit Perëndimor për në Bashkimin Evropian do të jetë i bllokuar derisa Serbia refuzon ta njoh realitetin.

Ndërsa I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për Ballkanin Perëndimor, Matthew A. Palmer, i cili gjithashtu është pjesëmarrës në Forumin e Prespës për Dialog kishte deklaruar se është jetike që BE -ja të mbështesë rajonin dhe të miratojë liberalizimin e vizave për Kosovën.

Qëllimi kryesor i Forumit të Prespës për Dialog është ndërtimi i urave, marrëdhënieve të mira fqinjësore, kultivimi i kulturës së miqësisë, besimit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore