Jetesë & Stil

Labinot Tahiri u vjen në ndihmë personave të lënduar


Këngëtari i njohur, Labinot Tahiri, u ka ardhur në ndihmë familjeve të cilat u lënduan nga shpërthimi i një bombule gazi në Ferizaj.

Sipas raportimeve, 42  persona kanë mbetur të lënduar prej të cilëve 14 po trajtohen në “klinikën universitare”,  katër prej tyre në trajtim intensiv nga plagët e marra.

Këngëtari ka shkruar në instagram -“Familje të nderuara për çdo gjë që keni nevojë na lajmëroni në këtë numër. Lutemi për shpirtërat e të gjithëve që të shërohen sa më shpejt”

Krahas të lënduarve, gjatë këtij shpërthimi pati edhe dëme materiale, e po ashtu edhe vetura të dëmtuara që ishin afër qendrës. /AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore