Përballje

La Liga/ Nëndetësja e Verdhë përballë anijës së përmbysur të Barcelonës


Me ndeshjen dramatike mes Athletic Bilbao-s dhe Granada-s që u mbyll në barazi 2-2, u çel sipari i javës së 15-të në elitën e futbollit spanjoll.

Gjatë të shtunës zhvillohen edhe katër ndeshje shumë interesante, vendimtare për çdo pozitë në tabelë, nga kreu deri te fundi i tabelës.

Ndeshja më interesante e ditës është ajo që zhvillohet në mbrëmje, në “Estadio de Ceramica”.

Villarreal-i jashtë formës, pret një skuadër poashtu jashtë formës, Barcelonën.

Të dy skuadrat pas rezultateve negative në Champions, që sipas të gjitha gjasave do iu kushtojnë me rënie në Europa League.

Sonte, të dy skuadrat vijnë në këtë ndeshje me synim që të këndellen në ligë.

Javën që shkoi, Barcelona gjeti fitoren në ligë pas më shumë se një muaji, me fitoren minimale 1-0 përballë Espanyol-it.

Trajneri i ri i katalunasve, do të kërkojë që të nis një ecuri fitoresh me një ndeshje shumë të vështirë sonte.

Villarreal, njësoj si Barcelona, ka fituar vetëm një nga pesë ndeshjet e fundit në La Liga, dhe kërkon që me një fitore sonte, të ngjitet në vendet që sigurojnë luftën për garat evropiane.

Ndeshja fillon në orën 21:00.

Gjatë ditës, në program janë edhe tri ndeshje tjera:

Alaves – Celta Vigo, 14:00

Valencia – Rayo Vallecano, 16:15

Mallorca – Getafe, 18:30

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore