Jetesë & Stil

Kylie Jenner ia ndryshon zyrtarisht emrin të birit, 16 muaj pas lindjes së tij


Modelja, Kylie Jenner dhe rep artisti Travis Scott, tanimë edhe zyrtarisht ia kanë ndryshuar emrin djalit të tyre plot 16-muaj pas lindjes së tij.

Kësisoj, ylli i “The Kardashians”, ka zbuluar se emri i djalit të saj nuk do të jetë më Wolf (Ujk), por i njëjti do të quhet Aire Webster.

Më 22 qershor, nëna e dy fëmijëve kishte bërë kërkesë për ndryshimin ligjor të emrit të djalit të saj 16 muajsh nga Wolf Jacques në Aire – kjo u konfirmua në dokumentet gjyqësore të marra nga People, transmeton AlbanianPost.

Jenner, 25 vjeçe dhe Travis Scott, 32 vjeç, mirëpritën djalin e tyre më 2 shkurt të vitit 2022. Ish-çifti ifti kanë edhe vajzën e tyre Stormi, 5 vjeçe.

Fillimisht ata e quajtën fëmijën e tyre të dytë Wolf Jacques, por emri ishte jetëshkurtër, pasi Jenner paralajmëroi në muajin mars të vitit që lamë pas, se emri i djalit të saj do të ndryshohet.

Themeluesja e “Kylie Cosmetics”, pas lindjes së djalit, kishte zbuluar përvojën e saj të lindjes, derisa e kishte cilësuar si të vështirë “mendërisht, fizikisht e shpirtërisht”.

“Është shumë e vështirë. Kjo përvojë për mua, personalisht, ka qenë pak më e vështirë sesa me vajzën time”, ka thënë modelja.

Kylie gjithashtu inkurajoi nënat e tjera të reja që t’i japin vetes vullnet ndërsa lundrojnë në fazat e hershme të prindërimit.

“Ne duhet të ndalojmë së ushtruari presion mbi veten tonë për t’u kthyer në form formë, jo vetëm fizikisht, por edhe mendërisht pas lindjes”, shtoi ajo.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore