Lajme

Kuvendi i Kosovës emëron anëtarin ndërkombëtar në KSHC


Kuvendi i Kosovës.

Kuvendi i Kosovës me 66 vota ka emëruar anëtarin ndërkombëtar në Këshillin Shtetëror të Cilësisë me mandat pesëvjeçar. Mirëpo, në rendin e ditës nuk ka qenë votimi për anëtar të KSHC-së.

Kryetari i Komisionit për Arsim, Ardian Gola, u shpreh se duhet të trajtohet me urgjencë pasi që ka disa programe të doktarës që rrezikojnë të mos mund të pranojnë studentë nëse nuk bëhet akreditimi i tyre.

Ndonëse partitë opozitare e kanë përkrahur emërimin e këtij anëtari, kanë pasur kritika se pse është sjellë me vonesë votimi në Kuvend.

Kuvendi i Kosovës.

Nga KSHC kohë më parë kishin dhënë dorëheqje tre anëtarët ndërkombëtarë, pasi refuzuan të deklaronin pasurinë sipas ligjeve të Kosovës.

Anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë janë votuar me 17 qershor në Kuvendin e Kosovës.

Ndërsa, anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë janë vendorë dhe ndërkombëtarë.

Anëtarët vendor janë: Hasnije Ilazi, Gëzim Tosuni, Seb Bytyçi, Krenare Pireva-Nuçi, Rozafa Koliqi dhe Dukagjin Zeka.

Tre anëtarë të tjerë janë ndërkombëtarë: Alison Felce, Cassie L. Bernhardt dhe Werner J. Stueber.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore