Lajme

Kuvendi i Kosovës diskuton për dialogun me Serbinë


Kuvendi i Republikës së Kosovës

Zhvillimet në dialogun Kosovë-Serbi, do të diskutohen këtë të premte në Kuvendin e Kosovës.

Debati parlamentar lidhur me zhvillimet e deritanishme në Bruksel me pajtimin e të gjitha grupeve parlamentare ishte paraparë të mbahej në seancën plenare një ditë më parë, por kjo nuk u bë për sot për shkak të mungesës së zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi.

Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri ka kërkuar që me mocion procedural kjo pikë të zhvendoset për seancën e nesërme.

“Kemi diskutuar bashkërisht edhe me nënkryetaren e kuvendit mirëpo edhe me grupet parlamentare ka qenë kërkesë që për të zhvilluar debatin është mirë me qenë prezent edhe zëvendëskryeministri i parë zotëri Bislimi, i cili është po ashtu përgjegjës për dialog dhe jemi dakorduar ta shtymë debatin për nesër, ditën e premte në ora 11:00. Dhe kërkoj një mocion procedural që ta fusim në agjendë për nesër”, ka thënë Tahiri.

Kërkesën e Tahirit e ka përkrahur edhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) sipas së cilëve diskutimi duhet të bëhet kur i pranishëm është kryenegociatori.

Sot seanca e Kuvendit do të debatohet për dialogun do të mbahet në orën 11:00.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore