Lajme

Kuvendi i Kosovës dërgon sërish në Komisionin e Venecias Projektligjin për Byronë për konfiskimin e pasurisë


Komisioni i Venecias

Kuvendi i Kosovës në koordinim me Ministrin e Drejtësisë, të premten e 18 nëntorit i është drejtuar sërish Komisionit të Venecias, lidhur me Projektligjin për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Kështu të paktën ka njoftuar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, duke bërë të ditur se Grupi Punues në rastin e Projektligjit ka përpiluar të gjitha amendamentet sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias, dhe të njëjtat janë dërguar për verifikim në këtë komision ndërkombëtar.

“Falënderoj secilin anëtar të Grupit Punues për përkushtimin dhe punën në këtë nismë të rëndësishme, me qëllim të luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit”, ka shkruar Konjufca në rrjetin e tij social në Facebook.

Pas vlerësimit të Komisionit të Venecias për koncept-dokumentin e Qeverisë së Kosovës për vetting në drejtësi dhe projektligjit të Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, Kosova do të nis me zbatimi e këtyre dy proceseve.

Kështu kishte thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media më 18 qershor, ku bashkë me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, folën për opinionet e Venecias.

Haxhiu: Vettingu dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë kalojnë testin e Komisionit të Venecias

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore