Lajme

Kushtetuesja e shpall anti-kushtetues Ligjin e Pagave


Ilustrim

Gjykata Kushtetuese, këtë të marte, ka shpallur si anti-kushtetues Ligjin e Pagave duke aprovuar kërkesën e Avokatit të Popullit në lidhje me vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit të ri të Pagave në Sektorin Publik.

Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar Kuvendin e Kosovës që brenda gjashtë muajve nga hyrja në fuqi e Aktgjykimit të këtij institucioni “të ndërmarrë veprimet e nevojshme për plotësimin dhe ndryshimin e paragrafit 2 të nenit 2 (Fushëveprimi) dhe paragrafit 6 të nenit 6 (Paga bazë) të Ligjit për Paga, në pajtim me Kushtetutën dhe këtë Aktgjykim”.

Kushtetuesja ka konstatuar se 8 nene të Ligjit për Paga nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, paragrafi 2 i nenit 2 (Fushëveprimi) dhe paragrafi 2 i nenit 45 (Shfuqizimi) në ndërlidhje me paragrafin 2 të nenit 24 (Shtesa për kushte të tregut të punës), paragrafin 5 të nenit 25 (Shtesa e performancës), paragrafin 4 të nenit 28 (Shtesa për vëllimin e punës) dhe paragrafët 2 dhe 3 të nenit 42 (Përcaktimi i ekuivalencës) të Ligjit për Paga, nuk janë në përputhshmëri me paragrafin 1 të nenit 4 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit] dhe paragrafin 1 të nenit 7 [Vlerat] të Kushtetutës.

Kushtetuesja gjithashtu ka konstatuar se paragrafi 6 i nenit 6 (Paga bazë) të Ligjit të Pagave, nuk është në përputhshmëri me paragrafët 1 dhe 2 të nenit 46 [Mbrojta e Pronës] të Kushtetutës në ndërlidhje me nenin 1 (Mbrojtja e pronës) të Protokollit nr.1 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Paragrafi 2 i nenit 41 (Shtesa tranzitore) të Ligjit për Paga, sipas Kushtetutës, nuk është në përputhshmëri me paragrafët 1 dhe 2 të nenit 46 [Mbrojtja e Pronës] të Kushtetutës në ndërlidhje me nenin 1 (Mbrojtja e Pronës) të Protokollit nr.1 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe paragrafin 1 të nenit 4 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit] dhe paragrafin 1 të nenit 7 [Vlerat] të Kushtetutë.

Paragrafi 3 i nenit 41 (Shtesa tranzitore) të Ligjit për Paga, sipas Kushtetuese, nuk është në përputhshmëri me paragrafët 1 dhe 2 të nenit 46 [Mbrojtja e Pronës] të Kushtetutës në ndërlidhje me nenin 1 (Mbrojtja e Pronës) të Protokollit nr.1 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe paragrafin 1 të nenit 24 [Barazia para Ligjit] të Kushtetutës në ndërlidhje me nenin 14 (Ndalimi i diskriminimit) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Paragrafi 4 i nenit 41 (Shtesa tranzitore) të Ligjit për Paga, nuk është në përputhshmëri me paragrafin 1 të nenit 24 [Barazia para Ligjit] të Kushtetutës në ndërlidhje me nenin 1 (Ndalimi i përgjithshëm i diskriminimit) të Protokollit nr.12 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Paragrafët 2, 3 dhe 4 të nenit 41 (Shtesa tranzitore) dhe paragrafi 2 i nenit 45 (Shfuqizimi) të Ligjit për Paga kontestuar, shpallen të pavlefshëm me hyrjen në fuqi të Aktgjykimit të Kushtetuese.

Aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese do të hyjë në fuqi më 1 shkurt 2024.

Sipas njoftimit vendimi i Kushtetueses nuk i afekton pagat e zyrtarëve publikë.

“Së pari, konstatimet e Aktgjykimit, nuk afektojnë në asnjë mënyrë kategorinë e funksionarëve/zyrtarëve/nëpunësve të cilëve u është ngritur niveli i pagës përmes Ligjit të kontestuar”, thuhet në njoftim.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore