Shqipëria

Kushi: Shqipëria mbështet agjendën e Ballkanit Perëndimor për Arsimin, Kërkimin Shkencor dhe Inovacionin


Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi në një status në median sociale Facebook ka bërë me dije se  së bashku me komisioneren Mariya Gabriel dhe homologët e saj nga vendet e Ballkanit Perëndimor anë diskutuar për agjendën e përbashkët në fushën e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit.

“Theksuam nevojën për bashkëpunim më të ngushtë në kuadër të programit ‘Horizont Evropa’, si dhe ndamë përvojat dhe politikat tona në promovimin e kërkimit shkencor dhe inovacionit, sidomos nëpërmjet partneritetit universitet-biznes”, shkruan Kushi.

Më tej ajo nënvizon se në fushën e arsimit diskutimi u fokusua në mjedisin e qëndrueshëm dhe integrimin e tij në politikat arsimore, kurrikulat, programet dhe të gjitha proceset mësimore.

“Shqipëria u përshtat shumë mirë me kushtet që solli pandemia. Pavarësisht sfidave të mëdha dhe kufizimeve buxhetore, qeveria shqiptare nuk e kufizoi asnjëherë financimin për kërkimin dhe inovacionin. Përkundrazi, e fuqizoi infrastrukturën e kërkimit dhe kërkimit, me bindjen se mbështetja e bazës sonë kërkimore sot, do t’i mundësojë asaj rimëkëmbjen e shpejtë ekonomike dhe zhvillimin e vendit”.

Kushi theksoi se Shqipëria i qëndron fuqishëm Agjendës së Ballkanit Perëndimor për Inovacionin, Kërkimin Shkencor, Arsimin, Kulturën, Rininë dhe Sportin për rritjen e investimeve dhe solidaritetin e përbashkët, për rimëkëmbjen e ekonomive tona dhe të ardhmen e popujve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore