Sport

Kush është “makineria” meksikane që do sfidojë Markun


Miguel Parra Ramirez (La Maquina) është boksieri meksikan që do të sfidojë Florian Markun të enjten e 25 gushtit.

Meksikani ka lindur në Tepic ku është organizuar dhe një nga ndeshjet e Saul (Canelo) Alvarez.

Vendlindja e Tepic-it, kombinon një përgatitje të gjatë në atdheun e tij dhe në qytetin e Mazatlán-it, nën tutelën e menaxherit të tij Eduardo Parra dhe trajnerit të tij Héctor Zápari.

Ai është i datëlindjes 4 gusht 1993 dhe ka bërë debutimin e tij në boksin profesionist në moshën 20 vjeçare.

Kjo, kundër boksierit Francisco Valadez më 29 nëntor të vitit 2013 e cila regjistroi barazimin e vetëm të Ramirez.

29-vjeçari ka një karrierë të pasur boksi prej 24 ndeshjesh nga të cilat ka fituar 21 prej tyre.

14 prej tyre kanë përfunduar para kohe me KO – knockout.

Ramireza ka provuar gjithashtu dy herë dhe shijen e hidhur të tapetit duke përfunduar knockout nga kundërshtarët e tij.

Kujtojmë betejën e tij të ashpër në nëntor të vitit 2021 me venezuelianin Roiman Villa e cila nxorri në pah shumë cene të dyluftimit të meksikanit.

Ai ka një qëndrim “orthodox” pra klasik në ring dhe grushton si me të majtën ashtu edhe me të djathtën, por më së shumti njihet për shpërthimet dhe durimin në planin e lojës.

Pra, ndryshe nga tradita e boksit meksikan që është më agresiv dhe ofensiv, Ramirez tenton të fitojë shpeshherë përmes “gremçit”.

Miguel “La Maquina” Parra, përfaqësohet nga skuadra “Zápari Boxing Promotions”.

Ai regjistroi një debutim të suksesshëm më herët në Shtetet e Bashkuara, duke mundur nikaraguanin David “Piolín” Morales në dy raunde.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore