Lajme

Kusari-Lila e arsyeton Hajdarin për mosdeklarimin e pasurisë: Ka qenë vonesë prej tri ditësh


Shefja e grupit të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Shefja e grupit të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, pas deklaratës së deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka thënë se nuk është personi i duhur i cili mund të flas për keqmenaxhime në një ministri.

Sipas Kusarit-Lilës, gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (PAN), rezervat shtetërore kishin rënë në zero.

“Zotëri Shala, kryetari i komisionit për Ekonomi të thoni që asnjëherë më shumë në ministri të Tregtisë nuk ka pasur skandale duke e marrë parasysh që keni qenë partner i koalicionit në PAN dhe ajo ministri jo që është keqmenaxhuar është abuzuar skajshmërisht me krejt çka ka qenë për t’u abuzuar”, ka thënë Kusari-Lila.

Ajo ka theksuar se ka qenë pjesë e opozitës kur rezervat shtetërore kishin rënë në zero.

Për mosdeklarimin e pasurisë së ministres së Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, Kusari-Lila e ka arsyetuar atë duke thënë se ka qenë, “vonesë vetëm prej tri ditësh”.

“Të rezervat shtetërore keni qenë pjesë e koalicionit kur ato kanë rënë në zero, kur s’ka pasur fare rezerva shtetërorë kur kanë shkuar për organizime të koncerteve. Çështjet e mosdeklarimit të pasurisë, më të vërtetë apo seriozisht e keni? Mosdeklarimi i pasurisë ka qenë vonesë tri ditë e ministrisë nuk është fshehje.

Sipas saj, kjo ministri ka bërë një “sërë angazhimesh”, për të përmirësuar jetën e qytetarëve në periudhën kur ishin duke u përballur me çmime të larta.

“Është e vërtetë që kjo ftesë për këtë debat dhe për këtë rezolutë apo këtë propozim nga Partia Demokratike e Kosovës është bërë që nga nëntori i vitit të kaluar. Në të njëjtën kohë kur ministria ka pasur një mori nismash për ndihmë të qytetarëve të Republikës për ballafaqim me çmimet larta dhe me inflacionin e asaj kohe”.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, në emër të grupit parlamentar të partisë, ka shpalosur shkeljet e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë e Tregtisë, e cila udhëhiqet nga Rozeta Hajdari, duke kërkuar kështu hartimin e një rezolute të përbashkët për shkarkimin e saj.

“Nëse Kurti dhe mazhoranca heshtin karshi shkeljeve të Rozeta Hajdarit – janë pas tyre”

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore