Lajme

Kurti: S’ka pozitë e opozitë kur është në pyetje Kosova


Albin Kurti

Albin Kurti, kryeministri i Kosovës, përmes një shkrimi në rrjetin e tij social në Facebook, ka përgëzuar të gjithë 84 deputetët, që me votën e tyre pro kanë ratifikuar marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Korporatës amerikane Sfidat e Mijëvjeçarit në fushën e energjisë.

Për të kur në pyetje është Kosova të gjithë partitë politika pa dallim bëhen bashkë.

“Nuk ka pozitë e opozitë për progresin e Kosovës dhe ndihmën e ShBA-ve. Ende pa u bërë 2/3 e një dite të vetme pas nënshkrimit të marrëveshjes në Washington DC, Kuvendi i Kosovës i kaloi 2/3 e deputetëve duke e ratifikuar atë sot”, ka shkruar Kurti.

“I falënderoj të gjithë dhe secilin nga 89 deputetët që me votën e tyre PËR ratifikuan grantin mbi 200 milionësh të MCC-së për energji e zhvillim. Mbështetja unanime e legjislativit për Programin Kompakt konfirmon ndikimin universal të saj: do të përfitojnë të gjithë qytetarët e Republikës”, ka shtuar ai.

Më 89 vota pro, Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar Marrëveshjen mes Kosovës dhe MCC-së, e cila u nënshkrua të mërkurën në Uashington.

Marrëveshja në fjalë si rrallë herë ka bërë bashkë partitë nga pozita dhe opozita, kështu atë nuk e ka kundërshtuar asnjë deputetë.

Ndryshe me një ceremoni solemne është nënshkruar marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Korporatës amerikane Sfidat e Mijëvjeçarit në fushën e energjetikës.

Marrëveshjen në fjalë në emër të Kosovës e ka nënshkruar ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Ndërsa kryeshefja ekzekutive e MCC-së, Alice Albright ka qenë nënshkruesja në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kosova me këtë marrëveshje pritet të përfitojë një grant prej 202 milionë dollarësh në fushën e energjetikës.

Para nënshkrimit të marrëveshjes kryeshefja e MCC-së, Albright, në fjalimin e saj ka bërë të ditur se marrëveshja në fjalë do të sjellë dobi për miliona njerëz.

“SHBA ka lidhje të thellë me Kosovën. Shumë kanë punuar për këtë marrëveshje, dua të falënderoj ekipin. Që nga viti 2004, MCC ka punuar me shumë vende, duke investuar miliarda dollarë për shumë programe e shtete”, ka thënë ajo.

Pas Albright, fjalim ka mbajtur edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një prej sallave të Kongresit Amerikan, ku nga këtu ka deklaruar se Kosova është krenare që e ka SHBA-në pranë saj.

Për Osmanin investimi në fjalë, do të jetë trashëgimia më e mirë për gjeneratat e ardhshme të Kosovës

Osmani, tutje ka shtuar se këto investime, do të jenë trashëgimia më e mirë e gjeneratave të ardhshme të Kosovës.

“SHBA po na ndihmon edhe më tutje për ekonomi me këtë marrëveshje, duke qëndruar pranë nesh dhe për të parë këtë sukses të veçantë, që ne të arrijmë edhe më shumë gjatë viteve në vazhdim. Duke parë sfidat e tranzicionit të energjisë, duke formuar vende pune, por edhe siguria e energjisë është një çështje e rëndësishme”, ka thënë Osmani.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore