Kosova

Kurti: Reduktuam praninë e policisë për 25%, tash po i hapim rrugë zgjedhjeve në Veri


Kryeministri i Kosoves, Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është reduktuar numri i policisë për 25 për qind nga objektet komunale në Veri, dhe se tani po hapet rruga për zgjedhjet e reja atje.

Përmes një cicërime në llogarinë e tij në rrjetin social “Twitter”, Kurti pohoi se “që nga java e kaluar, ne kemi reduktuar praninë e Policisë së Kosovës me 25 për qind  në 3 objektet komunale Veriore”.

“Tani po fillojmë të hapim rrugën për zgjedhje të parakohshme. Kosova tashmë po zbaton me mirëbesim marrëveshjen me BE/EUSR për de-përshkallëzimin e arritur në Bratislavë”, shkroi ai në Twitter, duke iu referuar takimit të 10 korrikut në mes të kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe Emisarit Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ku edhe u bë me dije që Prishtina ka pranuar planin për de-eskalimin e situatës në Veri, i propozuar nga bashkësia e organizuar ndërkombëtare.

Kosova ishte pajtuar pёr zvogёlimin e menjёhershёm tё prezencёs policore nё afёrsi tё objekteve komunale nё pjesёn Veriore tё territorit dhe mbajtjen e zgjedhjeve tё jashtёzakonshme atje – Leposaviq, Zubin Potok, Mitrovicё e Veriut dhe Zveçan – menjёherё pas pёrfundimit tё stinёs sё verёs.

Kёshtu kishte bёrё tё ditur Zyra e Kryeministrit nёpёrmjet njё komunikate pёr media, me 11 korrik, një ditë pas takimit tё zёvendёskryeministrit tё Kosovёs, Besnik Bislimi dhe Emisarit Special tё Bashkimit Evropian pёr Dialogun Kosovё-Serbi, Miroslav Lajçak, nё Bratisllavё tё Sllovakisё, ku edhe ishte arritur pajtimi pёr deeskalim tё situatёs nё veri.

“Qeveria e Kosovёs publikisht e tregon gatishmёrinё e saj pёr tё kontribuar nё deeskalimin e situatёs dhe mosndёrmarrjen e veprimeve qё mund tё eskalojnё situatёn nё veriun e vendit. Kjo pёrfshin njё zvogёlim tё menjёhershёm nё masёn e 25 pёrqind tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale”.

Policia e Kosovës bashkё me misionin e BE-sё pёr Sundimin e Ligjit (EULEX) dhe misionin paqeruajtёs tё NATO-sё nё Kosovё (KFOR), sipas nevojës do të vlerёsojnё gjendjen e sigurisё, nё veçanti pёr tё shikuar mundёsinё pёr zvogёlim tё mёtejmë tё prezencёs policore atje, thuhej nё komunikatёn e ekzekutivit.

“Qeveria e Kosovёs pёrmes njё deklarate publike mbёshtet mbajtjen e zgjedhjeve tё parakohshme nё 4 komunat nё veri tё vendit dhe atё pas stinёs sё verёs. Kosova shpreh pёrkushtimin pёr sigurimin e bazёs sё nevojshme ligjore pёr tё mundёsuar organizimin e kёtyre zgjedhjeve”.

Ndryshe, Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë pritet të vazhdojë të mërkurën në nivel kryenegociatorësh.

Kjo pasi që Zëvendëskryeministri dhe kryenegociatori i Kosovës për dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi do të marrë pjesë në takimin e planifikuar të mërkurën në Bruksel në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë

Një gjë të tillë e ka konfirmuar këshilltari i Bislimit, Klisman Kadiu.

“Mund të konfirmoj nga ana jonë, zëvendëskryeministri Bislimi nesër do të jetë në Bruksel”, thuhet në përgjigjen e Kadiut për Radio Evropa e Lirë.

Megjithatë, Kadiu nuk saktësoi nëse në këtë takim do të jetë i pranishëm edhe kryenegociatori i palës serbe Petar Petkoviç.

Ndërsa në anën tjetër zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka konfirmuar se i dërguari për dialogun, Miroslav Lajçak do të presë në takim kryenegociatorët nga të dyja palët.

“Fokusi do të jetë te implementimi i marrëveshjes së 27 shkurtit [Marrëveshja Bazë] dhe hapat për shtensionimin e situatës në Veri të Kosovës”, ka thënë Stano.

Më 10 korrik, Bashkimi Evropian dhe Kosova ranë dakord për një sërë hapash që Kosova duhet t’i ndërmarrë si pjesë e veprimeve për të shtensionuar situatën e krijuar në Veri të vendit.

Takimi mes dy kryenegociatorëve në Bruksel është hapi i katërt i dakorduar mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës.

Bislimi dhe Petkoviç të mërkurën takohen në Bruksel

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore