Lajme

Kurti pret në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, Franco Federici


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe komandanti i KFOR-it në Kosovë, Gjeneralmajori Franco Federici

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë pritur mbrëmë në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor, Franco Federici.

Përmes një komunikate për media, shefi i qeverisë ka falënderuar komandantin për punën e tij gjatë këtij mandati.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla dhe komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajori Franco Federici

“Falënderoi komandantin Federici për kontributin në thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe bashkërendimin e veprimeve ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe KFOR-it, në shërbim të sigurisë së të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës”.

“Kryeministri Kurti shprehu mirënjohje për punën dhe rolin e rëndësishëm të Komandantit të KFOR-it gjatë gjithë mandatit të tij në qëllimin e përbashkët për ruajtjen e sigurisë në Republikën e Kosovës”, thuhet tutje në njoftim.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe komandanti i KFOR-it në Kosovë, Gjeneralmajori Franco Federici

Me 13 nëntor të vitit 2020, është emëruar Gjeneralmajor, Fraco Federici, si komandat i Forcave paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë.

Ai ishte komandanti i 25-të i KFOR-it në Kosovë.

Ndërsa, komandantin italian Franco Frederici, pritet të zëvendësoj  Gjeneralmajori hungarez Ferenc Kajar.

Kajar, pritet të jetë oficeri i parë hungarez që do të kryej rolin e komandantit të KFOR-it.

Ushtaraku hungarez muaj më parë për portalin e lajmeve hungareze, Hungary Today, kishte deklaruar se ai do ta marrë komandën e 3 mijë e 500 ushtarëve nga 27 vendet nga të cilët kontingjenti hungarez do të jetë më i madhi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore