Kosova

Kurti nis takimet zyrtare në SHBA


Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur takimet me të zbritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për vizitën e tij të parë zyrtare atje.

Ai është takuar me Alice Albright, drejtoreshën e Korporatës Sfidat e Mijëvjeçarit, takim për të cilin ka shkruar në Twitter se ishte special.

“Një nder i veçantë takimi me drejtoreshën e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit, zonjën Alice Albright dhe fillimin e Negociatave për Kompaktin e Kosovës”, shkruan Kurti.

Ai ka treguar se e ka falënderuar Albright “për punën e palodhshme që ta mundësojë programin e Kompaktit, i cili pritet të jetë investimi më i madh në sektorin e energjisë dhe të rikonfirmojë lidhjen e fuqishme që vendet tona kanë”.

Takimet e radhës të kryeministrit kosovar nuk dihen, meqë nuk është bërë publike ndonjë agjendë për këtë vizitë.

Gjithsesi, referuar asaj që kishte thënë Kurti në konferencë për media, takimet do jenë të shumta dhe vizita do jetë e gjatë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore