Lajme

Kurti në Forumin e Vjenës, prezanton rritjen ekonomike të Kosovës


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Forumin Ekonomik të Vjenës ka deklaruar se Kosova ka shënuar rritjen më të lartë ekonomike në rajon prej 10.7 për qind.

Kryeministri u shprehu se që nga paslufta, kjo rritje është më e madhja.

“Ekonomia e Kosovës është duke u rritur shpejtë, për çka është me rëndësi demokracia jonë po forcohet, kemi ardhur më pranë tek aspiratat tonë demokratike”.

“Jam shumë i kënaqur që kryeministrat e Ballkanit Perëndimor i kanë nënshkruar tri marrëveshje të rëndësishme në Berlin. Marrëveshjet shpejtë pritet të ratifikohen nga Kuvendet e Ballkanit Perëndimor”, deklaroi ai.

Kurti, bëri të ditur se ka kërkuar që Forumi Ekonomik i radhës të mbahet në Prishtinë.

“Në misionin ekonomik austriak janë projektet e energjisë së Kosovës dhe këtu kemi biseduar me zotërinë Kërçevën që Forumin Ekonomik të radhës të e mbajmë në Prishtinë”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kreu i ekzekutivit ka folur edhe për energjinë e ripërtëritshme.

“Strategji kyçe është dekarbonizimi dhe rritja e efiçiencës, si dhe mbrojtja e konsumatorit. Derisa nga 2031 ne do të ndërtojmë 400 megavat energji nga era që është 35 % të prodhimit të energjisë në Kosovës”.

Gjithashtu, përmendi edhe rritjet që ka shënuar Kosova në aspektin e drejtësisë, duke u ngritur për 17 vende më të lartë.

“Jemi përmirësuar për 17 pozita, edhe në luftën ndaj korrupsionit sipas indeksit të perceptimit të korrupsionit sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit nga Transparency International”, ka thënë Kurti.

Ndërkaq për rritjen ekonomike në Evropën Juglindore ai tha se mund të arrihet më së shumti me demokratizimin e qeverive dhe të vlerave.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Austri, për të marr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës.​

Në këtë forum që po mbahet në Austri, janë duke marrë pjesë edhe aktorë politikë dhe ekonomikë nga rajoni dhe Bashkimi Evropian.

Gjithashtu, Kurti dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kanë qëndruar në Paris, në Forumin e Paqes, ku janë pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore