Lajme

Kurti nderon Enver Zymberin në dhjetëvjetorin e rënies në krye të detyrës


Fotografia e shkrepur gjatë nderimit të veprës së Policitë Enver Zymberi, nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka ndërruar veprën e pjesëtarit të forcave speciale të Policisë së Kosovës Enver Zymberi, i cili më 26 korrik të vitit 2011 humbi jetën në krye të detyrës në mbrojtje të sovranitetit të Republikës së Kosovës.

Në përvjetorin e 10-të rënies në krye të detyrës të Enver Zymberit, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe te varri i të ndjerit me një buqetë lulesh.

Pas homazheve, Kryeministri Kurti vizitoj edhe familjen e Zymberit në fshatin Dubovc të komunës së Vushtrrisë, ku me ç ‘rast ai bashkëbisedoi me babain e heroit kombëtarë duke rikujtuar ngjarjet e vitit 2011.

Kryeministri, ka ngritur lartë figurën e Enver Zymberit duke thënë se ai, “është shembulli më domethënës i policëve tanë, të cilët janë të gatshëm të japin gjithçka, edhe jetën, për sigurinë e Kosovës e të qytetarëve të saj”.

Në mëngjesin e 25 korrikut të vitit 2011, Njësia Speciale e Policisë së Kosovës “ROSU”, ishte nisur drejt pikave kufitare në veri të Kosovës në përpjekje për t’i marrë nën kontroll ato pikat kufitare në pikat Jarinjë dhe Bërnjak.

Por, ROSU hasi në pengesat e serbëve në veri, ku gjatë këtij aksioni nga strukturat ilegale serbe ishte vrarë polici Enver Zymberi.

Tri vite më pas, polica e EULEX-it e kishte arrestuar si të dyshuar për vrasjen e Zymberit, Radomir Radiçin dhe Millovan Vllaskoviçin, të cilët më pas Gjykata Themelore e Mitrovicës i kishte shpallur të pafajshëm nga akuzuat që u viheshin në barrë.

Ndërkaq në vitin 2015 ishin arrestuar shefi i Operativës në Policinë e Kosovës në stacionin e veriut të Mitrovicës, Miodrag Llekiç, si dhe vëllai i tij, po ashtu pjesëtar i policisë në këtë stacion si të dyshuar për vrasjen e Zymberit.

Vëllezërit Llekiç ishin intervistuar në cilësinë e të dyshuarve nga zyrtarë të EULEX-it.

Por, vetëm një muaj më pas dy të lartcekurit ishin liruar si të pafajshëm nga Gjykata Themelore e Mitrovicës.

Megjithatë, kur kanë kaluar një dekadë nga vrasja e Zymberit, ende nuk është ndriçuar ky rast nga organet e rendit.

Në anën tjetër, ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, i kishte dhënë titullin “Hero i Kosovës”, Enver Zymberit, me motivacionin “për trimërinë dhe përkushtimin e treguar deri në flijim për vendosjen e sundimit të ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore