Lajme

Kurti i jep lamtumirën e fundit babait të Enver Zymberit


Kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë pjesëmarrjes në ceremoninë e varrimit Muharrem Zymberi.

Të enjten e nëntë dhjetorit i është dhënë lamtumira e fundit Muharrem Zymberit, babait të të heroit Enver Zymberi.

Gjatë ceremonisë së varrimit të të ndjerit, mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili kujtoi Zymberin duke thënë se ai ishte edhe veteran lufte dhe i burgosur politik.

“Pavarësisht se nuk dihej çka do të ndodhë të nesërmen, buzëqeshja dhe trimëria, në asnjë situatë nuk i kanë munguar Muharrem Zymberit”, tha kryeministri, duke folur për kohën kur të dy ishin të burgosur politik, në Burgun e Pozharevcit”, deklaroi Kurti.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë pjesëmarrjes në ceremoninë e varrimit Muharrem Zymberi.

Nga zyra e Kryeministrit kanë thënë se njerëzit si Muharrem Zymberi e shtyjnë përpara shtetin e Kosovës dhe kombin.

“Patriot të devotshëm, njerëz, të cilët japin gjithçka për vendin e vetë e nuk kërkojnë asgjë prej tij”.

Kurti u shpreh se do të jenë gjithmonë borxh ndaj kontributit të dhënë të heronjëve Zymberi.

“Tash jemi këtu pranë varrit edhe të Enverit edhe të Muharremit dhe padyshim se te kjo familje, e cila i dha shumë edhe luftës edhe paqes, do të rikthehemi përherë, për shkak se i kemi obligim e borxh për kontributin e tyre”, tha mes tjerash kryeministri.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore