Lajme

Kurti diskuton me përfaqësuesit e pakicave në Serbi për parimin e reciprocitetit


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me përfaqëusuesit politikë shqiptarë dhe boshnjakë në Serbi.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të enjten është takuar me përfaqëusuesit politikë shqiptarë dhe boshnjakë në Serbi me të cilët ka diskutuar për parimin e reciprocitetit dhe simetrisë së të drejtave të pakicave kombëtare në Ballkanin Perëndimore.

Kurti në këtë takim ka theksuar se vetëm përmes këtij parimi mund të arrihet formula e duhur për arritjen e një paqje të qëndrueshme dhe afatgjate në rajon.

“Parimi i reciprocitetit dhe i simetrisë së të drejtave të pakicave kombëtare në Ballkan Perëndimor, është formula e duhur për arritjen e një paqe të qëndrueshme e afatgjate në rajon”.

Po ashtu, është thënë se kreu i ekzekutivit i ka informuar ata edhe për takimet që ka pasur më 14 shtator në Bruksel.

“Ndër të tjerash, kryeministri Kurti i njoftoi ata për takimet bilaterale dhe trilaterale që u zhvilluan me 14 shtator në Bruksel në kuadër të procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me përfaqëusuesit politikë shqiptarë dhe boshnjakë në Serbi.

Kurti në këtë takim ka takuar kryetarin e Partisë Aksioni Demokratik në Shanxhak (SDA), Dr. Sulejman Ugljanin, deputetin shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, përfaqësuesit politikë boshnjakë në Serbi, Esad Salihoviç Selma Kuceviç, Ado Kameniscanin, dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Nevzad Lutfiu.

“Në takim u diskutua për brengat dhe shkeljet të cilat në mënyrë të vazhdueshme i përjetojnë si pakica shqiptare e po ashtu edhe ajo boshnjake në Serbi, dhe për atë se çfarë mund të bëhet së bashku për të përmirësuar këtë gjendje”.

Ndërsa u diskutua edhe për mandatet e garantuara, përfaqësimin e garantuar institucional, pasivizimi i adresave të vendbanimeve, shkelja e të drejtave të pakicave dhe vështirësitë në përdorimin e gjuhës dhe simboleve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore