Kosova

Kurti angazhohet në parafushata, nuk flet për mos ftesën nga SHBA-të


Kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, gjatë një tubimi në komunën e Kaçanikut është shprehur se Qeveria e tij pati një sukses të jashtëzakonshëm në menaxhimin e pandemisë COVID-19.

“Me 23 mars, ministri i Shëndetësisë hynë në zyrë 0 vaksina, 0 kontrata për vaksina, 0 negociata për kontrata dhe fillon prej zeros. Thoshin pse po merr veç donacion vaksina, pse s’po bleni”, deklaroi Vitia gjatë këtij tubimi.

Sipas tij, gjatë asaj periudhe kanë qenë duke negociuar me kompaninë farmaceutike, Pfizer.

“Sepse ne ishim duke negociuar me PFIZER-in çmimin më të lirë, për sasinë më të madhe. Ata ishin mësuar me ble, ju vijke keq kur po na jepshin fal”.

Ndërkaq, për nga menaxhimi i pandemisë ai shprehet se Kosova qëndron në vendin e parë në Ballkan.

“Për qeveritë e tjera kjo që të jepin falas e ka një të keqe, sepse nuk mund të vjedhësh. E sot kemi arrit të administrojmë 1.6 milionë vaksina, për popullsinë mbi 16 vjeçare, 55 për qind me dy doza, 64 për qind së paku me një dozë”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia

Kryeministri Kurti, gjatë kësaj parafushate nuk ka komentuar asgjë për çështjen e mos ftesës së Kosovës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai gjatë këtyre ditëve është duke u angazhuar në parafushatat e kandidatiëve që garojnë për kryetar të komunave të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje.

Edhe më 2 tetor, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte folur për një ministër të mrekullueshëm të shëndetësisë, i cili sipas Kurtit e ka menaxhuar pandeminë si pak kush në botë, ka rikthyer besimin në institucionet e Kosovës dhe ka siguruar vaksina si askush tjetër.

Por, Albin Kurti thotë se një ministër i quajtur Arben Vitia ka kthyer besimin në institucione.

Matjen e kthimit të besimit e ka bërë vetë kryeministri, metodën e matjes e ka zgjedhur vetë dhe vetë po ashtu i jep rezultatet me një shkrim në Facebook.

Ndërsa , “Samiti për Demokraci” i Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, është vetëm disa javë larg.

Një listë e zbuluar nga POLITICO dëshmon mungesën e Kosovës, Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës mes të ftuarëve.

Në të kundërt, Shqipëria, Mali i Zi, Kroacia dhe Maqedonia e Veriut gjenden në listën e zbardhur në orët e para të 5 nëntorit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore