Lajme

Kurti, aktivistëve: Na duhet të shikojmë më shumë filma


Ilustrim

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kërkuar nga anëtarët e LV-së që të lexojnë më shumë libra dhe të shikojnë filma.

Për këtë, Kurti theksoi që do ta pajisen të gjitha qendrat e kësaj partie me projektor.

“Lëvizja ka qenë tradicionalisht vatër e edukimit. Aktivitete nuk duhet të ndalojnë tani që jemi në pushtet, tani posedojmë mjete financuare që më shumë se çdo herë”, tha Kurti gjatë shpalosjes së platformës e tij për një mandat të ri katër vjeçar në LV.

“Duhet t’i pajisim qendrat tona me biblioteka të pasura ku të rinjtë mund të huazojnë libra. Qendrat tona duhet të pajisim me projektor të shfaqim filma që promovojnë mendimin kritik”.

Ai ka potencuar se “tani posedojmë mjete më të mëdha financiare si asnjëherë më parë që ta vazhdojmë me këtë mënyrë”.

“Shkolla politike nuk mund të zëvendësoj këto aktivitete më të centralizuara”.

Kurti, gjatë shpalosjes së platformës e tij për një mandat të ri katër vjeçar në LV, ka prezantuar 10 pika për 4 vjetet e ardhshme.

Kurti kërkon edhe 1 mandat si kryetar, prezanton 10 pika për 4 vjetët e ardhshme

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore