Gjykata Speciale

Kurtaj në Speciale pyetet për arkivin e UÇK-ës, thotë se “s’kam informacione për vendndodhjen e dokumenteve”


Dëshmitari Hajrush Kurtaj dhe avokati Luka Misetiç.

Dëshmitari Hajrush Kurtaj, është duke vazhduar dëshminë e tij në Gjykatën Speciale në seancën e së enjtes ai është pyetur për arkivin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nga avokati i ish kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaci, Luka Misetiç.

Misetiç, e ka pyetur atë se a ka idenë se ku janë dokumentet e arkivuara të UÇK-ës së administratës të zonës së gjashtë.

Por, që Kurtaj ka thënë se, “s’kam informacione, për shkak se me vendimin ndërkombëtar që është marrë nuk është bërë transformimi i trupave mbrojtjës në Forcën e Sigurisë”.

“Por, është bërë shpërberja e trupave të mbrojtjes së Kosovës dhe palët nuk kanë njohuri se ku ekzistojnë ato dokumente”, ka sqaruar ai.

Ai është pyetur nga avokati edhe për një bisedë që ka pasur me Agim Çekun.

Misetiç, i ka paraqitur dëshmitarit Kurtaj, intervistën që ka dhënë për Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Ai është pyetur edhe për bisedat që ka pasur me Agim Çekun, emërimin e Qamil Ilazit si komandant, urdhëresave që kishte marrë gjatë luftës nga Shukri Buja, për të cilat dëshmitari deklaroi se gjatë luftës “s’ka marrë asnjë urdhëresë”.

Luka Misetiç.

Pjesë nga intervistimi i Hajrush Kurtaj nga avokati i Thaçit:

Avokati: Në atë thirrje çfarë ju tha, ishte urdhër që e lëshonte Agim  Çeku, apo urdhri ishte lëshuar nga shtabi i përgjithshëm? Përgjigje: Me siguri urdhëri i tij ishte shefi i shtabit të përgjithshëm nuk e kam pyetur unë në detaje se në çfarë cilësie, por ka qenë shef i shtabit të përgjegjshëm.

Dëshmitar, ju ndihmon kjo me kujtesën lidhur me bisedën që keni pasur me zotërinë Çeku?

Dëshmitari: Thjesht s’më kujtohet që ka qenë ndonjë urdhër i veçantë.

Avokati: Pas vdekjes së Agim Bajramit, kush e emëroi Qamil Ilazin, si komandant e dini këtë?

Dëshmtiari: Nuk kam njohuri dhe s’kam parë asnjë dokument.

Avokati: ZPS-ja pretendon se Qamil Lazi, është emëruar nga Shukri Buja, si komandant brigade. E kuptuat këtë?

Dëshmitari: Nuk kam pasur njohuri.

Avokati: Keni një ide përse do ta emëronte Agim Bajramin, si komandat shtabi i përgjithshëm? Por, tre muaj më vonë Qamil Ilazi, e emëron Shukri Bujën?

Hajrush Kurtaj.

Dëshmitari: S’i kam pasur këto informacione asnjëherë.

Avokati: A është e vërtetë që kur u bëtë komandant i Brigadës, a ju kujtohet që keni marrë vetëm një urdhëresë prej Shukri Bujës?

Dëshmitari: Gjatë luftës s’kam marrë asnjë urdhëresë.

Avokati: Administrata e zonës 6 është vendi ku gjetët dokumentet e arkivuara të UÇK-ës, për të cilat diskutuam dje?

Dëshmitari: Po, të atyre dokumenteve që edhe i kam prezantuar.

Avokati: A e keni idenë se ku janë tani këto dokumente?

Dëshmitari: S’kam informacione, për shkak se me vendimin ndërkombëtar që është marrë nuk është bërë transformimi i trupave mbrojtjes në Forcën e Sigurisë, por është bërë shpërbërja e trupave të mbrojtjes së Kosovës dhe palët nuk kanë njohuri se ku ekzistojnë ato dokumente.

Kërkesa e dëshmitarit Kurtaj ndaj prokurorit: Largojeni fjalën ‘rrenë’, përfundojeni seancën s’jam i interesuar për pasojat

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore