Lajme

Kur i thua burgut hapu…


Burgu Shrewsbury, në Anglinë Perëndimore po organizon lojën më të madhe të arratisjes në botë.

Një ish-burg po pret lojën më të madhe të arratisjes në botë, me sfida, enigma dhe të dhëna të fshehura, të vendosura midis katër akrave.

Burgu Shrewsbury në Shropshire hapi dyert për të burgosurit në vitin 1793, por u shfuqizua në 2013, si pjesë e masave të shkurtimit të kostove nga Ministria e Drejtësisë.

Faqja web e burgut shkruan: “A jeni gati për sfidën? Ju keni parë filmat, keni parë seritë televizive, tani është koha ta vini veten në provë dhe të shihni nëse keni atë që duhet për të dalë nga një burg i vërtetë në lojën më të madhe të arratisjes në botë. Kjo është një mundësi për të provuar zgjuarsinë dhe aftësitë tuaja”.

Loja është duke u zhvilluar dhe biletat kushtojnë 54 £ për person për një lojë dy orë e gjysmë.

Përvoja “plotësisht përfshirëse” është e përshtatshme për njerëzit e moshës 12 vjeç e lart, megjithëse çdo garues nën 15 vjeç duhet të shoqërohet nga një i rritur që paguan plotësisht.

Me oficerë të vërtetë burgu, qeli të vërteta në një burg të vërtetë, ngjarja premton një “garë të mbushur me adrenalinë për të provuar pafajësinë dhe arratisjen tuaj”.

Faqja e web-it shpjegon: “Ndërsa do të futeni në jetën e burgut, ju do të rrëfeni krimet tuaja dhe do të procedoheni në burg – nuk keni më një emër, vetëm një numër”.

“Nga këtu ju do të merrni kominoshet tuaja standarde ngjyrë portokalli dhe do të shoqëroheni në krahun kryesor para se të vendoseni në qelinë tuaj të burgut”.

“Tani loja fillon, ju duhet të shpëtoni nga qelia juaj dhe të kuptoni se si të arrini në përpjekjen për të provuar pafajësinë tuaj”.

Duke punuar vetëm ose në bashkëpunim me të tjerët, duhet të “krijoni një mënyrë për të shpëtuar nga krahu i burgut”, në mënyrë që të mund të “fitoni rrugën tuaj drejt lirisë dhe të drejtës për të dalë nga portat e mëdha të burgut në botën e jashtme”.

“A do arrish të dalësh në kohë?”

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore