Zgjedhjet në Shqipëri

Kur Blushi fliste për “RepubLiken”


“Një djalë më dha dje një bluzë. Një bluzë që mbart një mesazh, një simbol. Për fat të keq, kjo është republika dhe kjo republikë, nuk na pëlqen”.

“Don’t LIKE Republic”. Kështu shkruhej mbi atë bluzë.

Një bluzë me tre fjalë. Dy prej të cilave me shkrim të verdhë dhe një me shkrim të theksuar të zi.

Sot nuk jemi më në 4 maj të vitit 2017, kur këto fjalë u thanë nga Ben Blushi në foltoren e Parlamentit. Jemi thuajse katër vjet më pas, por ato fjalë, duken sikur janë thënë sot.

Për Blushin në atë kohë, të rinjtë e Shqipërisë po demotivoheshin. Të rinjve, po u kërkohej të iknin nga ky vend.

Kështu e interpretonte Blushi, atë që e quante asokohe, “Republikën e Likes”, duke iu referuar atëherë kryetarit të Kuvendit, por që sot kthehet në referim ndaj atij që është president.

President i Republikës. Por për Blushin e atëhershëm, në projeksion, ky mund të ishte edhe President i “RepubLikes”.

“Çfarë është republika e Likes? Ajo është një republikë ku ligji mund të shkelet dhe ku mundësia për të shkelur ligjin, ekziston përditë. Kjo është republika që kemi dhe kjo republikë nuk na pëlqen”.

Këto ishin fjalët e Blushit të atëhershëm. E Blushit që nuk e pëlqente “RepubLiken”.

Këto ishin fjalët që sot, duket sikur i kanë thënë shqiptarët në kutitë e votimit.

Fjalët e Blushit të lirë e (popullor), anti “RepubLike”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore