Sport

Kupa e Shqipërisë, Flamurtari kalon në raundin e dytë


Është mësuar edhe emri i skuadrës së radhës që do të kalojë në trunin e dytë të Kupës së Shqipërisë. Pas 120 minuta shtesë dhe penalltive, vlonjatët ia dolën të kualifikoheshin përballë Apolonisë vendase.

Pas Pogradecit, Egnatias, Korabit, Kastriotit, Skënderbeut, Laçit, Kukësit, Vllaznisë, Teutës, Tiranës dhe Partizanit, vlonjatët janë tjetër skuadra që kalon më tej.

Ndeshja e parë mes Apolonisë dhe Flamurtarit e luajtur në Vlorë përfundoi në shifrat 1-1. Me të njëjtin rezultat përfundoi edhe sfida e dytë e luajtur në “Loni Papuçiu” të qytetit të Fierit.

Duke qenë se të dy ndeshjet përfunduan në barazim u desh koha shtesë e 30 minutave. Në kohë shtes të dy skuadrat nuk prodhuan gol dhe fati i tyre u përcaktua nga penalltitë.

Vlonjatët u treguan më të saktë nga pika e bardhë e 11 metërshit. Fierakët gabuan një 11 metërsh që i skualifikoi nga gara. Rezultati i përgjithshëm i penalltive ishte 6-5 për Flamurtarin.

Ditën e enjte do të luhen katër sfidat e mbetura të Kupës: Bylis – Oriku, Dinamo – Erzeni, Burreli – Beselidhja dhe Tomori – Lushnja.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore