Sport

Kupa e Afrikës, skuadrat e mëdha humbin yjet e tyre


Kupa e Afrikës do të festojë sezonin e saj të 30-të këtë dimër në Kamerun, ku Algjeria do të tentojë ta mbrojë titullin.

Turneu kontinental fillon më 6 janar, kurse përfundon më 6 shkurt.

Kjo është Kupa e Amerikës që duhej të zhvillohej në verën e vitit 2021, por u shty nga pandemia për në janar 2022.

Edhe pas shtyrjes, kishte dyshime nëse kampionati do të mbahej pas shpërthimit të variantit Omicron në kontinent.

Mirëpo, presidenti i Konfederatës së Futbollit Afrikan (CAF), Patric Motsepe, vendosi që kompeticioni të organizohet në datat e planifikuara.

Klubet Evropiane mbetën me duar në kokë kur e kuptuan që Kupa e Afrikës do të mbahet në janar – sepse kjo do të thotë që turneu zhvillohet në mes të sezonit.

Dhe tani që kjo është zyrtare, ata i shohin pasojat.

Shumë skuadra humbin lojtarët e tyre në momente vendimtare të sezonit në Liga dhe Kupa.

Mirëpo, për fat të mirë, kalendari nuk do të ndërhyjë edhe në Champions League, e cila fillon më 15 shkurt.

Ligat më të mëdha do të humbasin futbollistë të rëndësishëm për një periudhë, së paku tri javore.

Në Premier League, mbi 15 skuadra do të humbasin lojtarët e tyre.

Liverpool-i është në fakt skuadra më e prekur, jo nga sasia por nga kualiteti.

Ata do të humbasin Salah-un, Mane-n dhe Keita-n, kurse te Arsenal-i nuk mund të llogarisin te Thomas, Aubameyang, Pepe dhe Elneny.

Manchester City-t i mungon Mahrez, kurse Chelsea-t portieri Edouard Mendy. Mbi 40 futbollistë në Premier League do të largohen për në Kupën e Afrikës.

La Liga do të humb 11 futbollistë – kurse mungesat tjera të mëdha do të jenë Achraf Hakimi te PSG, Kessie te Milan, Haller te Ajax.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore