Shqipëria

Kukës, pranverë me dëborë


Pamje nga qyteti i Kukësit (10 mars 2021), tregojnë se pranvera në këtë qytet po vjen ndryshe. Dëbora ka zbardhur rrugicat  dhe atmosfera dimërore akoma nuk ia ka lënë akoma vendin stinës aktuale.

Temperatura e ajrit bie në -1…0°C, pra mot i ftohtë por me rrezik të ulët të ngrirjes. Precipitimet janë në formën e borës së madhe dhe qielli është mbuluar me re.

Klima e përgjithshme e Kukesit karakterizohet nga një dimër i ashpër dhe një verë e nxehtë. Temperatura mesatare vjetore në rrethin e Kukësit sillet rreth 11,9 °C. Temperaturat mesatare ekstreme sillen nga 3,9 deri 25,4 °C.

Reshjet vjetore mesatare sillen nga 800 deri në 1100 mm. Shpejtësia mesatare e erës është 3,5 m/s në dimër, 3,1 m/s në pranverë dhe 2,3 m/s në vjeshtë. Trashësia e shtresës së borës është në varësi të drejtpërdrejtë me lartësinë mbi nivelin e detit dhe nga ekspozimi i shpateve.

Zakonisht ajo lëviz nga 40 cm deri në 200 cm. Shtresa e dëborës mesatarisht zgjat 35-40 ditë.

Ndonëse në klimë të ftohtë edhe në pranverë, Kukësi është qyteti i ngrohtësisë dhe mikpritjes dhe banorët e tij janë shpallur nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), si më të lumturit e Shqipërisë në vitin 2010.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore