Sport

Kualifikueset/ Përfundojnë dy ndeshjet e para, Lituania dhe Bosnja marrin fitore


Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të të shtunës për kualifikueset e Kupës së Botës, Katar 2022. Lituania, së bashku me Bosnje dhe Hercegovinën kanë arritur të marrin tri pikët.

Ndeshjet çelën serinë e takimeve të të shtunës. Sfidat e mbetura do të zhvillohen, përkatësisht pesë sfida në orën 18:00 dhe shtatë sfida në orën 20:45.

Në takimin e Grupit C, Lituania është treguar superiore ndaj miqëve bullgarë. Vendasit arritën të triumfonin me shifrat 3-1.

Për vendasit shënuan Justas Lasickas dhe dy gola erdhën nga Fedor Cernych. Për Bullgarinë shënoi Kiril Despodov.

Me fitoren e arritur, Lituania merr tri pikët e para në këto kualifikuese. Pesë ndeshjet e mëparshme i kishte humbur. Bullgaria qëndron në kuotën e pesë pikëve dhe pësoi humbjen e tretë në gjashtë ndeshje.

Në sfidën e Grupit D, Bosnja dhe Hercegovina ka fituar në transfertë përballë Kazakistanit me rezultatin 2-0. Dy golat për ballkanaist u shënuan nga Smail Prevljak.

Me fitoren e arritur, Bosnja shkon në kuotën e gjashtë pikëve në pesë ndeshe. Kazakistani qëndron në vendin e fundit me tri pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore