Lajme

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti “befasohet” për ditëlindje


Në ditën e lindjes së tij, u bfasua edhe Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetit. Por, kësaj radhe befasi nuk ishte dhuratë, por një gjobë e shqiptuar për mos rrespektim të  masave anti COVID të ndërmarra nga Qeveria kundër pandemisë.

Ditëlindja kryetarit të kryeqytetit i kushtoi shumë më shtirjet se sa e kishte planifikuar. Ai u gjobit së bashku me mysafirët dhe familjarët që ishin prezent me nga 35 euro për secilin, ani pse krejt ky organizim ishte në një ambient privat.

Befasia i kishte ndodhur rreth dy orë para se të fillonte ora policore. Kryetari Ahmeti në një postim në rrjetin e tij social facebook ka shkruar se i kanë shkuar tre vetura të policisë dhe dy të tjera të AVUK-ut.

“Ende pa filluar dhe rreth orës 20 (dy orë para orës policore) kanë ardh tre kerre të policisë dhe 2 të Avuk të cilët më kanë thënë se dikush ka lajmëruar dasëm…” ka shkruar ai.

Kryetari kishte mbetur i habitur se si është e mundur t’i lajmëroj dikush për ‘dasmën’ ende pa filluar ajo.

“U çudita se si pa nisur ende një mbledhi familjare në hapësirë private, dikush paska lajmëruar “dasëm””.

Tutje Ahmeti ka shkruar se ka kërkuar të gjobitet për thyerjen e rregullave dhe ka falënderuar policinë dhe zyrtarët e AVUK-ut për profesionalizmin e treguar, pavarësisht se është kryetar i kryeqytetit ai ka shkruar se rregullat janë për të gjithë.

“Unë kërkova që të gjobitemi sipas ligjit. Unë dhe mysafirët u dënuam me gjoba për mosmbajtje të distancës dhe maskave. Nga 35 euro. Në këso rrethanash dhe pa hyrë në konspiracione, me sinqeritetin më të madh e falënderoj Policinë e Kosovës dhe AVUK për sjellje profesionale gjatë vizitës. Mua mbledhia private më kushtoi më shtrenjtë, por rregullat vlejnë edhe për kryetarin pa marr parasysh se a pajtohem me masat apo jo” ka shkruar ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore