Lajme

Kryesia e Kuvendit diskuton për një Interpelancë të Kurtit


Kryesia e Kuvendit të Kosovës

Interpelanca e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për çështjen e “sigurinë juridike të grave në rastet e dhunës në familje dhe përgjegjësia e organeve shtetërore në parandalimin edhe luftimin e krimeve ndaj grave dhe vajzave”, është pika e parë e rendit të ditës e cila do të diskutohet këtë të premte në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Drejtoria për medie dhe marrëdhënie me publikun nga Kuvendi, ka njoftuar se kjo, si pika e parë e rendit të ditës, është seancë e shtyrë nga seanca plenare e datës 12 dhjetor të vitit 2022 dhe 8 mars 2023.

Takimi i kryesisë do të filloj nga ora 11:00.

Më pas do të diskutohet për propozimet e rendit të ditës për seancën e re plenare të Kuvendit.

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Pyetjet parlamentare,

Shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit të teknologjisë së informacionit “Sistemi për Menaxhimin e Pagave”,

Shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit: “Funksionimi i sistemit të Grantit të Performancës Komunale dhe menaxhimi i projekteve të financuara nga Donatorët për vitin 2021”.

Shqyrtimi i rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të KRM Pastrimi Sh.A, për vitin 2021.

Një ditë më parë, në Kuvendin e Kosovës, u diskutua për punën dy vjeçare të Qeverisë së Albin Kurtit.

Raportim ky i cili u kundërshtua nga partitë opozitare.

Krasniqi i ashpër me Qeverinë Kurti: Të paditur dhe të paskrupull, s’keni moral politik

Gashi në dy vjetorin e punës së Qeverisë: Ju as nuk jeni njerëz, as nuk dini dhe as nuk mundeni të qeverisni

Haradinaj – Kurtit: Të kuptoj pse ia merr inati Serbisë që të ka keqtrajtuar, por jo që ia ke marr inati shtetit tënd

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore