Lajme

Kryeministri Kurti pret kancelarin austriak Nehammer


Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me ceremoni shtetërore ka pritur Kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer, i cili po është duke zhvilluar një vizitë dy ditore në Kosovë, Serbi dhe Bosnje dhe Hercegovinë.

Gjatë kësaj vizite kancelari austriak do të diskutoj edhe me liderët e Kosovës për çështjet e sigurisë dhe agjendën evropiane të Kosovës.

Për Nehammer, në cilësinë e kancelarit, kjo është vizita e parë zyrtare në Republikën e Kosovës.

Ai është në takim me kryeministrin Kurti ku pas takimit është paralajmëruar një konferencë e përbashkët për media.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer

Kancelari austriak do të takohet edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Para vizitës në shtetet e Ballkanit Perendimor, kancelari austriak ka deklaruar se Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare të tij nuk duhet ta lënë “këtë rajon mënjanë” sepse është i rëndësishëm për Evropën, sidomos në raport me akterët e tjerë “si Rusia, dhe nuk do të lejojmë që rajoni të destabilizohet”.

Nehammer ka bërë të ditur se BE-ja ka një interes të veçantë për zhvillimin e mirë ekonomik në të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor.

“Ne kemi një interes të veçantë për stabilitetin dhe zhvillimin e mirë ekonomik në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë ai.

 

Lajmi në përditësim…

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore