Lajme

Kryediplomati turk viziton Kosovën në kuadër të turit 4 ditorë në Ballkanin Perëndimor


Mevlut Çavusoglu

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, pritet të realizojë një vizitë zyrtare në Kosovë, Serbi, Kroaci dhe Bosnje e Hercegovinë.

Udhëtimi i tij zyrtarë në Ballkanin Perëndimor do të fillojë të mërkurën e 15 qershorit dhe do të zgjasë deri më 19 qershor.

Kështu të paktën kanë njoftuar disa nga mediat në Turqi, të cilët kanë bërë të ditur se kryediplomati turk gjatë turit disa ditorë në Ballkanin Perëndimorë mes tjerash do të diskutojë për zhvillimet aktuale në rajone e më gjerë.

Ai do të zhvillojë takime dypalëshe me homologët e tij, krerët e shteteve respektive si dhe do të takohet me përfaqësuesit e shoqatave turke të cilët operojnë në këto shtete.

Çavusoglu, sipas raportimeve do të participojë edhe në samitin e Forumit të Prespës, i cili do të organizohet më 16 qershor në Maqedoninë e Veriut, ku do të zhvillojë disa takime dypalëshe në margjinat e Forumit në fjalë dhe do të takohet me përfaqësuesit e komunitetit turk në Maqedoninë e Veriut.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore