Lajme

Krydiplomati spanjoll: Njohja e pasaportave të Kosovës s’do thotë njohje e pavarësisë


Jose Manuel Albares

Ministri i Punëve të Jashtme të Spanjës, Jose Manuel Albares, ko mohuar që njohja e pasaportës së Kosovës ka qenë si rezultat i ndonjë negociate në mes të qeverisë së drejtuar nga Pedro Sanchez dhe partive katalunase – me të cilat është në koalicion.

“Aspak”, ka thënë i prerë Albares kur është pyetur nëse ka pasur marrëveshje me partitë katalonase, transmeton “EuropaPress”.

Në një intervistë në “Cadena COPE” të enjten, Albares ka dashur që të thellohej në këtë cështje, pra njohjes së pasaportës së Kosovës, pasi që siç tha ai, “kam lexuar vërtetë gjëra absurde për të”.

Ai ka theksuar se vendet që nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur – pesë në Bashkimin Evropian – kanë pranuar pasaportat e Kosovës në mënyrë që të kenë akses në zonën Schengen siç është rënë dakord në mars në Këshillin Evropian.

Mirëpo, kryediplomati spanjoll ka theksuar se ky hap i Madridit zyrtar “absolutisht” nuk nënkupton njohjen e Kosovës apo sovranitetin e saj dhe se është diçka “e mbështetur dhe e mbështetur plotësisht nga këshillat juridike spanjolle, si dhe nga këshilltarët ligjorë të vendeve të tjera”.

Të shtunën e kaluar u konfirmua se Spanja njohu pasaportën e Kosovës, duke lejuar lëvizjen e lirë të kosovarëve edhe në këtë shtet, sikur në vendet tjera të zonës Schengen nga 1 janari 2024. Gjithashtu, katër vendet e tjera të BE-së (Rumania, Qipro, Greqia dhe Sllovakia), ndonëse nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, pranojnë vlefshmërinë e pasaportës kosovare.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore