Euro 2024

Kroacia humbet sulmuesin para duelit me Shqipërinë


Nikola Vlasic

Lojtari i Kombëtares kroate, Nikola Vlasic do të largohet nga ekipi dhe do të humbasë pjesën tjetër të Kampionatit Evropian në Gjermani për shkak të një dëmtimi muskulor.

Vlasic ka pësuar dëmtim gjatë stërvitjes dhe sot iu nënshtrua një ekzaminimi me rezonancë magnetike, i cili zbuloi një këputje të lehtë të muskujve.

Trajneri Zlatko Dalic, në marrëveshje me Vlasic-in dhe stafin mjekësor, vendosi që Nikola të largohet nga kampi i kombëtares, pasi dëmtimi i tij nuk e lejon të garojë për ndeshjet e Euro-s.

“Nikola investoi shumë mund dhe energji për të ndihmuar kombëtaren në Euro dhe për këtë më vjen shumë keq për këtë dëmtim muskulor që pësoi”, tha Dalic.

“Më vjen jashtëzakonisht keq që për shkak të këtij dëmtimi të ri nuk do të mund ta ndihmoj skuadrën gjatë kësaj Euro. I uroj ekipit fat të mirë, besoj sa më shumë tek ata dhe jam i sigurt se do të arrijnë suksese të reja në këtë Euro”, theksoi Vlasic.

Kroacia pritet të mos shtojë një lojtar tjetër në listën e saj pavarësisht dëmtimit të sulmuesit të Torino-s.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore