Lajme

Kriza qeveritare në Itali: Conte merr votëbesimin/ Pritet vota e Senatit


Kryeministri Italian, Giuseppe Conte, fitoi votëbesimin gjatë votimit në dhomën e ulët,  më 18 janar.  Sfida e tij më e madhe mbetet Senati. Pritet që Senati të votojë më 19 janar.

Duket se Italia po e tejkalon krizën politike, pasi fitoi  besimin në dhomën e ulët me 321 vota pro. Conte  mori  gjashtë vota më shumë se shumica absolute,  falë mbështetjes së ish-deputetes Renata Polverini dhe shtatë deputetëve të  Lëvizjes Pesë Yje (Movimento Cinque Stelle).

Kryeministri i bëri thirrje liberalëve, pro-evropianë të mbështesnin qeverinë e tij, e cila gjendej në një gjendje të vështirë. Në mungesë të mbështetjes ndaj tij, ata do të rrezikonin t`i jepnin pushtetin të djathtës nacionaliste.

Duke iu drejtuar dhomës së ulët, Conte tha se nuk ishte koha për të krijuar një qeveri të re. Sipas tij, Italia meritonte “një qeveri kohezive”, me “një mision thelbësor Evropian. Italia duhet të bënte që një zgjedhje të qartë,  kundër “tendencave nacionaliste”.

Në sallë nuk munguan debatet me opozitën. Kreu i ekstremit të djathtë Lega Nord, Matteo Salvini shtoi se “kryeministri po jeton në Mars”.

Humbja e shumicës

Italia  hyri në një krizë të thellë politike. Kjo krizë mund të rrëzonte qeverinë Conte.  Ish-kryeministri, Matteo Renzi, njoftoi dorëheqjen e dy ministrave të kabinetit dhe një ministri të ri. Kjo erdhi  pas një grindje me Conte-n  rreth mënyrës së shpenzimit të fondeve të BE-së (Recovery Fund). Këto fonde  synojnë të ndihmojnë në daljen e Italisë nga kriza  ekonomike e shkaktuar nga COVID-19. Italia do të  marrë 209 miliardë euro (250 miliardë dollarë) nga Bashkimi Evropian (BE).

Largimi i ministrave të  Renzi-t  u prit me kritika.  Ish-kryeministri Renzi, shtoi se Conte  donte të administronte personalisht fondet e rimëkëmbjes së BE, që të fitonte shumë pushtet në vend./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore