Teknologji

Krijuesi i ChatGPT, Sam Altman, mendon se nuk jemi larg nga IA-ja “potencialisht e frikshme”


Sam Altman, Themeluesi i OpenAI

Themeluesi i OpenAI, Sam Altman, beson se institucionet e shteteve në të gjithë botën duhet të përgatiten për Inteligjencën Artificiale (IA) dhe nuk do të duhet shumë kohë që IA-ja aktuale të kalojë në “potencialisht të frikshme”.

Përmes një cicërrime në rrjetin social Twitter, Altman ka shprehur shqetësimin e tij për rreziqet e mundshme të këtyre pajisjeve.

Por, Intelegjenca Artificiale, beson Altman, ka edhe tw mirat e veta, siç është rritja e produktivitetit, mësimi më i zgjuar, kujdesi më i mirë shëndetësor dhe përmbajtjet më argëtuese, por ai paralajmëron se shoqërisë i duhet kohë për t’u përshtatur me një ndryshim kaq monumental.

“Ne gjithashtu kemi nevojë për kohë të mjaftueshme që institucionet tona të kuptojnë se çfarë të bëjnë. Rregullimi do të jetë kritik dhe do të marrë kohë për të kuptuar; megjithëse mjetet aktuale të IA-së nuk janë shumë të frikshme, mendoj se janë  jo aq larg nga ato potencialisht të frikshme”, ka shkruar ai në Twiter.

Altman, gjithashtu krahasoi shfaqjen e IA-ve me kalimin nga një “botë para-smartphone në një botë pas-smartphone”. Ai pretendon se do të ketë një botë të integruar thellësisht me mjetet e IA-së, dhe kjo do të ndodhë shpejt për shkak të shumë avantazheve. Megjithatë, ai thekson rëndësinë e mos lëvizjes shumë shpejt, gjë që mund të jetë e frikshme.

Sfidat që mund të lindin me përdorimin e gjerë të mjeteve të IA-së, sipas tij, të tilla si paragjykimet dhe njerëzit që ndihen të shqetësuar nga të folurit me një chatbot, edhe nëse e dinë se çfarë po ndodh. Ai shpjegon se adresimi i këtyre çështjeve është kritik dhe se OpenAI po punon gjithashtu për zbutjen e paragjykimeve.

Komentet nga Altman vijnë në një kohë kur Microsoft Bing, i mundësuar nga një version i avancuar i ChatGPT AI, ofroi disa përgjigje të pakëndshme. Microsoft madje vendos një kufi prej pesë përgjigjesh në një bisedë të vetme. Ai pretendoi se kjo do të ndihmojë IA të qëndrojë në rrugën e duhur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore