Shqipëria

Kreu i KMSH-së, mesazh urimi besimtarëve myslimanë


Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, një ditë para festës së Kurban Bajramit, ka dhënë një mesazh për të gjithë besimtarët.

“Të dashur besimtarë, edhe pak orë na ndajnë nga festa”, shkruan Spahiu në median sociale Facebook.

Imami ka theksuar faktin se “Kurbani është mesazh paqe, përhapeni atë”.

Duke bërë thirrje për bashkim dhe solidaritet, Spahiu shprehet se, “e lusim Zotin për paqe e prosperitet në vendit tonë dhe mbarë njerëzimin”.

“Ky Bajram na jep mesazhin që, për të arritur pëlqimin dhe kënaqësinë e Zotit të Madhërishëm, është i nevojshëm sinqeriteti dhe devotshmëria”, vijon kreu i KMSH-së.

Në përfundim, Spahiu dëshiron “paqe, begati e mirësi në familjet e gjithë besimtarëve”.

E marta e 20 korrikut shënjon ditën e festës së Kurban Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore