Kosova

Krasniqi u bën thirrje spitaleve për mobilizim ndaj një “valë të madhe” të COVID-19


Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi.

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka bërë thirrje ndaj spitaleve rajonale për përballje me valë të re eventuale të COVID-19.

Ai madje rritjen e rasteve me Coronavirus e konsideron si paralajmërim për valë të madhe.

“Ky është një aktivitet i zakonshëm me rastin e infektimeve me COVID-19. Dje kam pasur takim me komunitetin. Prandaj e pash të arsyeshme t’ju ftoj edhe juve si drejtorë të spitaleve me kërku një mobilizim për ndonjë valë të madhe”, ka thënë Krasniqi.

Ndërkaq, ky rimbolizim po bëhet si thirrje pasi java që shkoi ka shënuar rritje të raste me COVID-19, të hospitalizimeve por edhe të rasteve fatale.

Më 7 korrik Ministria e Shëndetësisë miratoi rekomandimin e Komitetit për imunimizimin e popullatës me vaksinën kundër COVID-19 për lejimin e vaksinimit me dozën e katërt të grup-moshës së popullatës mbi 60 vjeç, të paktën 4 muaj pas marrjes së dozës së tretë.

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi.

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi

Kryetarja e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë, Aurora Dollenberg, në një bisedë për Albanian Post kishte sqaruar se secila dozë e vaksinës ka një përqindje të caktuar të mbrojtjes kundër COVID-19.

Ndryshe, me 5 korrik, Ministria e Shëndetësisë, ka bërë të ditur përmes një komunikate se për 15 ditë, numri i rasteve aktive është 11-fishuar.

MSH-ja, ka sqaruar se rritja ka ndikuar që edhe të ketë të shtrirë me COVID-19 në spitale, ani pse tash e një kohë nuk ka pasur të shtrirë në spitale e QKUK-së me Coronavirus.

“Rrjedhimisht, kjo ka reflektuar edhe me shtrime të reja të pacientëve në spital të prekur nga COVID-19. Aktualisht, 25 pacientë të infektuar po trajtohen në spitalet e Kosovës nga COVID-19”.

Që nga fillimi i pandemisë, në Kosovë janë shënuar 230 mijë e 54 raste pozitive, ndërsa kanë vdekur 3.140 persona.

Ndryshe, në muajin maj Albanian Post kishte vizituar Klinikën Infektive në të cilën kishte qenë një situatë krejtësisht e qetë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore