Kosova

Krasniqi: Spitalet të jenë në gatishmëri në rast të rritjes së rasteve me COVID-19


Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar.

Drejtori i Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar, Valbon Krasniqi ka kërkuar nga drejtorët e spitaleve të kenë angazhim dhe vigjilencë maksimale për zbatim të planit për menaxhim dhe trajtim të rasteve me COVID-19.

Kështu u bë e ditur përmes një postimi në “Facebook nga ShSKUK”.

“Sipas tij, edhe pse aktualisht situata është e qetë dhe nuk ka raste të spitalizuara me variantin Omicron, spitalet duhet të jenë në gatishmëri të plotë, që në rast të paraqitjes së rasteve të kenë të gatshme hapësirat dhe stafin e nevojshëm për të ofruar trajtimin e nevojshëm shëndetësor”, ka thënë Krasniqi.

Drejtori i Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar, Valbon Krasniqi

Ndërkaq, thuhet se ShSKUK është duke menaxhuar rastet me COVID-19, sipas planeve.

“ShSKUK ka planin për menaxhim të rasteve me Covid-19, në rast të ndonjë vale të re të mundshme me Covid-19, në nivel të klinikave të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme”.

Më 26 dhjetor, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka lajmëruar se janë identifikuar 9 raste të variantit Omicron të SARS-COV-2 në Kosovë.

“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës ka bërë të ditur se, sot, më 26 dhjetor 2021, në laboratorin e Mikrobiologjisë molekulare, Departamenti i Mikrobiologjisë të IKShPK, janë testuar 22 mostra pozitive në SARS-CoV-2, të periudhës kohore 15-25 dhjetor 2021”.

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar.

“Nga këto mostra, nëntë (9) prej tyre kanë rezultuar pozitive në prani të variantit Omicron (B.1.1.529). Nga hulumtimi epidemiologjik, ka rezultuar se nga këto raste”.

Prej këtyre rasteve të identifikuara, dy janë raste të ardhura nga ShBA, 2 nga Londra, një nga Franca, dhe katër nga Mitrovica të cilët mohojnë të kenë udhëtuar jashtë vendit ose të kenë pasur kontakte me dikë nga jashtë, njofton IKSHPK.

Ngjashmëritë e shenjave klinike të variantit Omicron dhe gripit stinor janë pothuajse të përafërta.

Kjo është bërë e ditur edhe nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).

“Në shumë raste nuk është e lehtë klinikisht të dallosh gripin sezonal nga infeksione të tjera të frymëmarrjes, ku bën pjesë edhe [sëmundja që e shkakton koronavirusi i ri] COVID-19, ku për diagnozë përfundimtare kërkohet një test diagnostik”, është thënë nga IKSHPK-ja përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore