Lajme

Krasniqi përgëzon Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave me BE-në, uron që të ndodh edhe liberalizimi për Kosovën


Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi

Në rastin zyrtar të hapjes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, këto dy të fundet i ka uruar edhe Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Krasniqi shkroi se është “Një proces më se i merituar për të dy vendet, të cilat, me punë, angazhim e reforma, kanë dëshmuar se janë gati dhe e meritojnë shansin historik për t’u bërë pjesë e BE-së”.

“Është lajm i mirë që Bashkimi Evropian, pas shumë vonesave, herë të kuptueshme e herë jo, më në fund ka vendosur që në Ballkanin Perëndimor të rikthej shpresën dhe optimizmin”.

Në dritë të kësaj hapje të negociatave për dy vendet e Ballkanit Perëndimor, Krasniqi uroi që “besimi i rivendosur në mes të BE-së dhe rajonit tonë sot, të avancojë edhe me liberalizimin e shpejtë të vizave për qytetarët e Kosovës – si një e drejtë themelore dhe e merituar tash e sa vjet”.

Shqipëria dhe Maqedonia sot zyrtarisht kanë filluar bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore