Lajme

KQZ: Tetë vendvotime për kryetar dhe 35 për kuvend komunal do të rinumërohen


KQZ në mbledhjen radhës

Kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit të Komisionit Qendror Zgjedhor, Burim Ahmetaj, në mbledhjen e radhës së KQZ-së ka thënë se 8 vendvotime për kryetar komunal dhe 35 për kuvend komunal do të shkojnë në rinumërim.

Kjo pasi që bazuar në gjetjet e tyre është vërejtur një mospërputhje në mes të votave të subjekteve dhe kandidatëve.

Sipat Ahmetaj, Qendra e Numrimit dhe Rezultateve (QNR) gjatë procesimit të formularëve të dhënat e shënuar në disa nga këta nuk janë të kuptueshme.

“Kemi të bëjmë me ngatërrim të rubrikave, pra kemi një mospërputhje të votave mes subjekteve e kandidatëve. Si rrjedhojë, gjatë hetimit këto vendvotime nuk mund të konstatohen si të rregullta  prandaj rekomandohet që këto vendvotime të rinumërohen, ka thënë Ahmetaj.

Rinumërimi i këtyre vendvotimeve pritet të fillojë gjatë ditës së hënë rreth orës 17:00.

Ndërsa pas rinumërimit të këtyre vendvotimeve pritet të fillojë numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta.

Javën e kaluar KQZ kishte rinumëruar 8 vendvotime për kryetarë të komunave dhe 15 të tjera për kuvend komunal.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore