Shqipëria

KQZ: Regjistrohen 16 parti politike dhe 1 kandidat i pavarur


Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, gjatë seancës publike të zhvilluar ditën e hënë, më 15 shkurt, ka deklaruar se janë regjistruar 16 parti politike dhe një komitet nismëtar (kandidat i pavarur).

Pas shqyrtimit të dokumentacionit, Komisioneri, vendosi regjistrimin si subjekte zgjedhore partitë politike dhe komitetin nismëtar. Ky vendim erdhi në përputhje me paragrafin 2, neni 19, të ligjit nr. 10019 të “Kodit Zgjedhor”.

16 subjektet politike janë: Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptar; Partia Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane; Partia Kombëtare Konservatore Albania;  Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare;  Partia Bashkimi Liberal Demokrat; Partia Socialiste e Shqipërisë;  Partia Lëvizja Socialiste për Integrim;  Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut;  Partia Demokratike e Shqipërisë; Partia Republikane Shqiptare;  Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë;  Partia Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen;  Partia Nisma Thurje;  Partia Social Demokrate; Partia Aleanca Kombëtare;  Partia Demokracia Sociale.

Nga komiteti nismëtar është regjistruar kandidati Iljaz Shehu, si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në zonën zgjedhore të qarkut Lezhë.

Javën e kaluar janë regjistruar 11 parti politike dhe 3 komitete nismëtare.

Kujtojmë se zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, do të zhvillohen më 25 prill 2021.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore